top of page
Iceberg

Studentët e pajisur me kartë studenti përfitojnë ulje duke filluar nga 30%

Rreth nesh

Klinika jonë ka si qëllim të sigurojë një shërbim cilësor dhe frytdhënës për klientët tanë për shumcën e shërbimeve dentare. Higjiena dhe sterilizimi i pajisjeve të punës janë procese thelbësore duke ju siguruar shërbim të sigurt. Tek ne do të gjeni një mjedis rekalsues, të qetë dhe komod, ku do të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Stafi ynë me përvojë 5-vjeçare, ju mirëpret me shumë mirëkuptim dhe do të jetë i duruar t'ju sqarojë për çdo problem apo pikëpyetje.

Ju vijmë në shërbim pacientëve tanë me pajisje të reja dhe cilësi të standardeve europiane nëpërmjet disa markave si: Simple&SmartLeone, Asa Dental, 3M, Sifradent, Biotec BTK, Straumann etj

Materiale informuese

Higjiena personale

Kujdesi për dhëmbët tuaj ndikon direkt në cilësinë e jetesës suaj. 

Mos harroni të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë; në darkë para se të flini dhe në mëngjes përpara se të ushqeheni.

Larja e dhëmëve me furë rekomandohet me lëvizje rrotulluese, si nga ana e jashtme e tyre edhe nga ajo e brendshme

Kujtoni gjithmonë që aparati tretës fillon nga dhëmbët tuaj.

Fëmijët gjithashtu duhet të kujdesen rregullisht, madje që në moshë të vogë sapo tu kenë dalë 8 dhëmbët e parë. Fillimisht fëmijët duhen mbajtur pranë gjatë larjes së dhëmëve tuaj. Na besoni! Do të jenë vetë fëmijët ata që do t'ju kërkojnë të lajni dhëmbët për ju vetë dhe për ta.

Kini gjithmonë parasysh këshillat e dentistit tuaj në zgjedhjen e materialeve të higjienës orale dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Komunikimi me dentistin

Komunikimi me dentistin tuaj për problemet dhe historikun e tyreq, është çelsi i suksesit të mbarëvajtjes dhe shëndetit të dhëmbëve tuaj. Sa më shumë informacion ti komunikoni dentisti tuaj, aq më e mirë dhe e sukseshme do të jetë zgjidhja nga ana e tij.

Gjithashtu rekomandohet një kontroll periodik tek dentisti juaj, për parandaluar sa të jetë e mundur problemet e mundshme.

KONTAKT

Kompleksi Delijorgji, Tiranë 1001, Albania

+355693725002

Falemindertit që na kontaktuat!

+355693725002

©2023 by White Smile Dental Clinic Albania.

bottom of page