top of page

Ofrojmë trajtime ortodontike me anë të aparateve të ndtryshme

4 types of braces_edited_edited_edited.jpg

SHËRBIMET  TONA  DENTARE

KONSULTAT

Konsultat përfshijnë të gjitha shërbimet tona. Ju sigurojmë komunikim lehësisht të kuptueshëm nga Ju, me të rejat më të fundit në këtë fushë. Bëjmë të pamundurën për tju ofruar zgjidhjen më të mirë të mundshme për problemin tuaj, gjithmonë nisur nga kërkesat tuaja. Për më shumë informacion mund te na kontaktoni ose të lini një takim.

Dental Checkup
Ortodonci
Ortodonci.jpg

TRAJTIME ORTODONTIKE

Ky shërbim është primari për ne, sepse synojmë tju kthejmë një buzëqeshje perfekte, të shëndetshme dhe që zgjat gjithmonë. Trajtimet mundësohen nëpërmjet aparateve cilësore dhe llojeve të ndryshëm të markës prestigjoze LEONE.

Tek ne do të gjeni një risi për trajtimet ortodontike AMCOP Bio Activator, e cila e ka zanafillën në lashtësi, por është risjellë në ditët e sotme. Ky trajtim shërben edhe për trajtimin neuromuskular të posturës suaj.

Ky shërbim kërkon gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë mjek - pacient.

Trajtimi që në hapat e para është më shumë se gjyma e punës.

Kariesi

TRAJTIM KARIESI DHE ENDODOCI

Jemi të prirur që me këtë shërbim tju ofrojmë jetëgjatësi, funksionalitet dhe estetikë të dhëmbëve tuaj, edhe të atyre që mund të jenë prag humbjeje. 

Ju sigurojmë komoditet dhe bashkëpunim maksimal për lehtësimin e problemeve tuaja.

Mos hezitoni të na kontaktoni.

Nuk ka si dhëmbi yt...

Endodoci.jpg
Implanto
Implantology.jpg

IMPLANTOLOGJI KIRURGJI

Kirurgjia mini invazive implantologjike ju vjen në ndihmë në rastet e humbjes së dhëmbëve tuaj, apo mungesë e gjatë e tyre. Ky shërbim plotësohet me dy linja implantare.

- Njëria linjë është e markes italiane Biotec BTK e cila është ekonomik, duke garantuar një standard rekuperimi optimal 5 - 7 muaj pas ndërhyrjes (kjo varësi të rastit).

- Linja tjetër është e markës Zviceriane lidere botërore Straumann, duke garantuar një standard rikuperimi 3 - 5 muaj pas interventin dhe jetëgjatësi e garantuar prej më shume se 10 vite (në varësi të rastit).

Në klinikën tonë ofrohet edhe shërbimi i sinus lift (ngritje sinusi), i cili vjen si pasojë e konsumimit të kockës nga mungesa tepër e gjatë e dhëmbëve, ose shkaqe të tjera.

Rezeksioni është një tjetër lloj kirurgjie mini invazive për trajtimin e kisteve në rrenjët e dhëmbëve tuaj.

Së fundmi në trajtimet tona kirurgjikale ju ofrojmë mundësinë e trajtimit me plazmë e diferencuar nga gjaku juaj personal. Ky trajtim përmirëson ndjeshëm dhe në kohë rekord ndërhyrjet kirurgjikale.

Kjo teknikë përdoret edhe për tratime të tjera në ortodonci.

Për më shumë detaje apo oferta na kontaktoni.

Pastrim

Pastrim gurzash dhe
Zbardhim

Pastrimi i gurzave është një proces që përmirëson shëndetin e dhëmbeve tuaj. Për këtë trajtim ju vijmë në ndihmë me anë të 2 teknikave: atë ultrasonike dhe me air flow.

Zbardhimi i dhëmbëve tuaj natyral vjen tek ne me 3 seanca dhe me material që depërton shumë pak, por garanton efekt që zgjat në kohë.

Këto shërbime kryhen jo më herët se 6 muaj.

teeth-cleaning.jpg
Protetik
Protetik.jpg

PROTETIKË

Protetika vlerësohet fillimisht nga si një alternativë për sigurinë e jetëgjatësisë dhe funksionalitetin e dhëmbëve tuaj. Estetika është gjithashtu e rëndësishme këtu; duke ju rikthyer një buzëqeshje rinore.

Ju ofrojmë të gjithë gamën e protezave dentare: metal-porcelan, zirkon, full zirkon dhe faseta e-Max.

Githashtu ju ofrojmë ura parciale, totale, fikse apo të lëvizshme.

Mirëkuptimi juaj dhe besueshmëria tek ne, do sjellë rezultatin më të kënaqshëm dhe estetik, sipas kërkesave tuaja dhe problematikës prezente.

+355693725002

©2023 by White Smile Dental Clinic Albania.

bottom of page